Lëvizja FOL, në kuadër të projektit “Transparencë dhe llogaridhënie komunale për taksapaguesit”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, është në proces të monitorimit të pagesave komunale, të cilat rrjedhin si rezultat i vendimeve gjyqësore.
Elbasan Racaj nga Lëvizja FOL tha kanë monitoruar shumën e pagesave nga vendimet gjyqësore gjatë viteve 2017, 2018 dhe për periudhën janar – tetor 2019 në të gjitha komunat e Kosovës.
“Komunat gjatë periudhës janar-tetor 2019 kanë paguar në total shumën prej 12,458,861.00€, gjegjësisht mesataren prej 2.22% të buxheteve të tyre”, tha Racaj. Sipas tij, në këtë periudhë, gjashtë komunat me më së shumti pagesa, krahasuar më buxhetet e tyre fillestare, kanë qenë:
1. Leposaviqi 1,334,356.02€ (28.74% të buxhetit komunal);
2. Ferizaj 3,726,38.85€ (10.08%);
3. Mitrovica e Jugut 1,254,422.54€ (6.33%);
4. Deçani 401,069.37€ (4.48%);
5. Gllogoci 550,829.24€ (3.63%); dhe
6. Kllokoti 40,421.92€ (3.26%).
Sa i përket vitit 2018 shuma e paguar nga komunat për vendimet gjyqësore kanë qenë rreth 16,360,705.42€ apo 3.28% të buxheteve të tyre.
Ndërkaq për vitin 2017 komunat kanë paguar shumën prej rreth 8,142,310.0€ apo mesataren prej 1.81% të buxheteve.
Sipasj Racajt, sfida kryesore, në mbledhjen e këtyre të dhënave ka qenë gjetja e të njëjtave në raportet financiare të komunave. Një pjesë e komunave nuk publikojnë raporte financiare, kurse një pjesë tjetër e komunave raportet financiare i publikojnë në formate të ndryshme dhe vështirë të lexueshme nga publiku.
Lëvizja FOL, në kuadër të mbledhjes së këtyre të dhënave, ka shfrytëzuar raportet financiare të komunave, të dhënat e ofruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...