Përfshihet nga zjarri QKMF në Pejë

11:43 | 17 Janar 2020
Arbresh.info

Orët e para të se premtes një zjarr ka përfshirë hyrjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Policia e Kosovë ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e PK-së thuhet se shkaktar të rastit dyshohet të kenë qenë disa persona identiteti i të cilëve për momentin është i panjohur.

Më poshtë mud të gjeni të plotë komunikatën e Policisë.

“Me datën 17 janar, 2020 rreth orës 03:50, persona të dyshuar, identiteti i të cilëve për momentin është i panjohur, kanë hedhur një mjet të improvizuar ndezës, në derën anësore (ndihmëse) të QKMF-së Pejë.

Sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim), dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen e lartcekur, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit.

Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit, për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti, si dhe për të identifikuar personat e dyshuar”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme