Hashim Thaçi, president i Kosovës në Konferencën Vjetore të Prokurorëve të Shtetit ka thënë se, në vend duhet të ketë qasje të barabarta në drejtësi për të gjithë personat.
“Sistemi prokurorial i Kosovës është një hall shume e rëndësishme në Kosovë. Duhet të ketë qasje të barabarta në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë dhe sigurinë që prokurori i shtetit te jetë i pavarura dhe i paanshëm. Legjislacioni që kemi sot garanton që prokurori i shtetit të jetë institucion i pa anshëm për te gjithë personat pa marr parasysh gjininë. Janë bërë hapa konkret në sistemin prokurorial të Kosovës ju duhet të jeni këmbëngulës në punën tuaj njohurit e juaja duhet ti vëni në praktik, ballafaqimi me krimin është sfidë në vete, prandaj kjo betejë do të jetë betejë e vazhdueshme. Nëse detyrën tuaj e kryeni me përkushtim jam i bindur qe Kosova do të jetë vend më i mire”, tha ai.
Thaçi në ketë konferencë tha se Kosova i ka plotësuar 95 kriteret që janë kërkuar për liberalizimin e vizave. E sipas tij kjo çështje tani është me shumë politike.
“Prandaj kush do që flet për luftën kundër korrupsionit dhe e lidh me liberalizmin e vizave, unë mendoj qe për viza Kosova i ka përmbushur të gjitha 95 kriteret prej tyre. Çështja e mos unitetit që po i ndodh Kosovës liberalizimi, e kjo është çështje pulitke tani”, tha ai.
Presidenti Thaçi, kujtoi edhe gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë. Ai kërkoi nga kryeprokurorët që ta marrin këtë çështje me seriozitet për të vërteten dhe drejtësinë.
“Kosova si asnjë vend tjetër në rajon ka kaluar në sistem të drejtësisë tash e 20 vite. Njerëzit në Kosovë nuk janë të kënaqur me drejtësinë dhe viktimat kërkojnë drejtësi, ky është një akt qe nuk mund ta mohoj askush. Ne jemi dëshmitar se kemi pasur rreth 13 mijë civil lufte shqiptar të vrarë nga shteti i Serbisë, rreth 20 mijë gra të dhunuara, rreth 1300 fëmije të vrarë mbi 400 masakra të evidentuara qofte në Prekaz, Izbic, Krushë, Reçak, pikërisht këto dobësi që kanë ndodhur me ose pa qëllim kanë krijuar një rethan që po rrëndojnë vendin. Për të gjitha këto qe i përmenda nuk ka ndodhur drejtësi. Nga kjo heshtje, nga kjo amnisti jo që kemi mohim nga shteti i Serbisë por me trimëri dhe në mënyrë krenar pretendojnë ti mohojnë krimet e kryera në Kosovë. E tëra çka kërkoj nga ju prokuror është që ta merrni ketë çështje me seriozitet për të vërteten dhe drejtësinë. Ju ftoj qe të jeni sa më larg politikës sepse jeni ju ata qe merrni vendim dhe jo politika”, ka thënë Thaçi./arbresh.info/
Lumezi: 2019-ta ishte plotë sfida por treguam se luftojmë çdo formë të krimit
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...