Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci sot ka paralajmëruar se mund të ketë zgjedhje të reja.
Nagavci në një deklaratë për RTV21 tha se nëse nuk arrihet zbatimi i vullnetit të qytetarëve, atëherë prapë do të kthehen te qytetarët.
“Nëse për arsye që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi të qytetarët”, tha ajo.
Ndryshe, të enjten përmes një letre LVV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti mes tjerash tha se kërkesa për largimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces. Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera në përpjekje për të arritur koalicionin për qeverisjen e re.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...