Amir Rrahmani bën hapin e madh në karrierë.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Napolit.
Mëngjesin e kësaj të premteje Rrahamani i është drejtuar klinikës Villa Stuart në Romë për të kryer vizitat mjekësore në llogari të Napolit. Paraqitjet e shkëlqyera të ish-mbrojtësin e Paritzanit me fanellën e Veronës në këtë sezon bënë që Napoli të paguante plot 14 milionë euro për kartonin e tij.
Me Napolin Rrahmani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 1,8 milionë eurosh në sezon, 200 mijë euro më shumë sesa përfiton aktualisht Elseid Hysaj.
Por edhe pse tashmë është një futbollist i Napolit, Amir Rrahmani do të qëndrojë deri në fund të sezonit të Verona teksa tashmë do të luajë si i huazuar te skuadra e Ivan Juriç.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...