Google ADS

ATK shënon 20 vjetorin e themelimit, Murtezaj: Shembull i përmbushjes në rajon

10:20 | 17 Janar 2020
Arbresh.info

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) sot ka organizuar ceremoninë e 20-vjetorit të themelimit.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka folur për rrugëtimin e këtij Institucioni, shkruan arbresh.info.

AI ka thënë se ATK është shembull i përmbushjes në rajon.

“ATK ka zhvilluar një sistem të fuqishëm të menaxhimit të përmbushjes, planit vjetor të trajtimit të rreziqeve dhe me një proces i planifikuat vjetor të operacioneve. Menaxhimi i përmbushjes mund të konsiderohet shembull i përmbushjes në rajon. Vet fakti se përmbushja vullnetare është mbi 80%, është indikacion se ATK ofron lehtësitë të shuma për shërbime të ndryshme në kohë optimale”, ka thënë ai.

Ndryshe javë më parë drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë ATK ka mbledhur afër 500 milionë euro, mbi 10% më shumë se vitin 2018

“Ne si institucion gjatë tërë vitit 2019 kemi vazhduar me trend pozitiv të rritjes të hyrave. Deri kur po flasim Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 497 milionë euro ose afër 500 milionë euro. Është trend i rritjes të hyrave në krahasim me vitin e kaluar për mbi 10%”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka shtuar se për herë të parë borxhet në ATK kanë filluar të bien.

“Një ndër sukseset më të madh gjatë këtij viti është pjesa e borxheve.  Prej një trendi të vazhdueshëm rritës që kemi pasur, këtë vit për herë të parë kemi arritur të ndalim stokun e borxheve dhe është filluar të kemi një trend rënës të stokut të borxheve. Me fillimin e vitit kemi mbi 21 milionë euro borxhe më pak, kjo është arritur duke ngritur përgjegjësinë tek stafi, dhe llogaridhënien”, ka shtuar Murtezaj./arbresh.info/

 

ATK mbledhë 500 milionë euro, Murtezaj flet për sfidat dhe sukseset

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme