Anulohet tenderi i Policisë për furnizim me goma të dimrit

09:18 | 17 Janar 2020
Arbresh.info

Është anuluar tenderi i Policisë së Kosovës për furnizim me goma të dimrit.

Kjo pasi Operatori Ekonomik i vetëm që kishte dërguar ofertën e kishte tejkaluar vlerën e parashikuar nga Autoriteti Kontraktues.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për anulim të aktivitit të prokurimit të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

“Oferta e pranuar është e papërgjegjshme dhe e ka tejkaluar vlerën e parashikuar nga AK”, thuhet saktësisht në njoftim.

Por aty nuk ceket vlera e as cila kompani kishte aplikuar për tenderin me titull “Furnizim me goma të reja të dimrit – Rikuotim”

Ndërsa në njoftimin për kontratë të bërë publik në dhjetor të 2019-es në KRPP thuhet se vlera  parashikuar e kontratës ishte afër 8 mijë euro ose saktësisht 7.828,80 euro.

Ndërsa sasia ishte 7 artikuj.

Në të ishin bërë publike edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa një nga kriteret për dhënie të kontratës ishte ofrimi I çmimit më të ulët.

Kujtojmë që mesi i  nëntorit saktësisht 15 nëntori ishte data kur shoferët do të duhej të bënin ndërrimin e  gomave të verës me ato të dimrit.

Policia e Kosovës kishte paralajmëruar gjoba për të gjithë ata që nuk respektojnë këtë zëvendësim. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme