Kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e djeshëm në Berlin me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq theksuan se shpresojnë se do të ketë përparim në hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Bashkimin Evropian në Samitin në maj në Zagreb.
“Samiti për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb është punë shumë e rëndësishme për shkak të problemeve me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Shpresojmë se në Samitin e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrihet përparim në atë fushë”, theksoi Merkeli pas takimit me Plenkoviqin.
Edhe kryeministri kroat shfaqi optimizëm për Samitin e BE-së që do të mbahet më 5 dhe 6 maj.
“Ky Samit do të japë perspektivë reale në marrëdhëniet e BE-së me vendet fqinje, që të dimë se me çfarë dinamike lëvizin këto vende drejtë anëtarësimit”, bëri të ditur Plenkoviqi.
Merkeli dhe Plenkoviqi biseduan edhe për koordinim me kryesimin me BE-në dhe e konfirmuan dëshirën që bashkërisht të punojnë në zgjidhjen e problemeve. Gjermania më 1 korrik do ta ndërmarrë kryesimin me BE-në nga Kroacia./MIA
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor