Ish-zyrtarja operative e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Vlora Hyseni, është emëruar si zëvendësdrejtore e përgjithshme në AKI që nga shkurti i vitit të kaluar.
Megjithatë, edhe pse emërimi i saj në këtë pozitë është bërë para një viti, emri i saj ende nuk figuron në faqen zyrtare të AKI-së.
Të dhënat e krerëve të kësaj agjencie, janë freskuar në nëntor të vitit 2019, kur në krye të AKI-së erdhi Kreshnik Gashi dhe Inspektori i Përgjithshëm, Burim Ramadani, mirëpo emri i zëvendësdrejtoreshës Vlora Hyseni nuk figuron askund.
Vendimi për emërimin e saj në këtë post kishte hyrë në fuqi nga data 27 shkurt 2019, dhe i ishte dërguar Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së në Kuvendin e Kosovës.
Por, në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, arsyetohen se ka të bëjë me ndonjë problem teknik.
“Lidhur me zëvendësdrejtoren e AKI. Ju njoftojmë se znj. Vlora HYSENI është zëvendësdrejtore e AKI, mosparaqitja e emrit të znj. Hyseni në Webfaqen e AKI, me siguri ka të bëjë me ndonjë problem teknik”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre për arbresh.info.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, e cilëson si “interesante” historinë e emërimeve dhe dorëheqjeve në AKI.
“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë opinion të mirëfilltë të kryemistrave dhe presidentëve për emërimin apo shkarkimin e drejtoreve zv drejtoreve apo edhe inspektorit te përgjithshëm të AKI”, vlerëson Elezi./ E.Ballazhi/arbresh.info/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...