Google ADS

I riu nga Vushtrria vuan nga leukemia akute, familja kërkon ndihmë

23:21 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

I riu nga Vushtrria, Shpëtim Krasniqi nga fshati Begaj është diagnostikuar me sëmundjen Leukemia Akute.

Familja e Shpëtim Krasniqit, nuk po mund t’i mbulojnë shpenzimet prej 200 mijë eurosh, aq sa kushton trajtimi për sëmundjen e tij jashtë vendit.

Kërkesën për ndihmë e ka shpërndarë në Facebook, vëllai i tij, Leutrim Krasniqi, ku ka dhënë edhe detaje se si mund të ndihmoni për mbledhjen e këtyre të hollave.

Postimi i plotë i Leutrim Krasniqit:

APEL PËR NDIHME- URGJENT

Të dashur qytetar, humanist dhe njerëz te vullnetit te mirë.

Shpëtim Krasniqi nga fshati Begaj Komuna e Vushtrrisë, i lindur në vitin 1999 është duke kaluar momentet me te vështira në jetën e tij, është diagnostikuar me sëmundjen Leukemia akute dhe për shërimin e tij duhen rreth 200.000 euro për trajtim jashtë vendit.

Nr. I xhirollogarisë në bankën TEB

XK0520-16-0001446777-15

Llogaria është në emër të vëllaut Leutrim Krasniqi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme