Ministria e jashtme gjermane kërkon falje për shakanë “Viza juaj është aprovuar”

22:30 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

Zyra e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ka kërkuar falje pas një postimi me fjalët “Viza juaj është aprovuar”.

Ky shkrim ishte si pjesë e një trendi në Twitter si të joshni dikë me katër fjalë, shkruan portali arbresh.info.

Por siç duket njerëzit janë ndjerë të ofenduar, pasi që miliona prej tyre aplikojnë për viza gjermane.

Shumë të interesuar për viza të shtetit të gjerman ka edhe nga Kosova e cila i ka kthyer sytë andej për të kërkuar punë.

“Të qenit qesharak duket se nuk është tipari jonë më i fortë. Kemi fshirë postimin e mëposhtëm dhe kërkojmë falje nga të gjithë që janë ofenduar nga kjo. Ne e dimë se procesi i vizave është kompleks, dhe vendimet e vizave mund të prekin thellë jetët e njerëzve. Kolegët tanë i marrin këto vendime shumë seriozisht”, thuhet në shkrimin e MPJ-së së Gjermanisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme