Google ADS

Mustafa thotë se marrëveshja nuk po bëhet për shkak të parimeve

22:11 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje nuk po bëhet për shkak të parimeve.

“Bëhet fjalë për parime, jo a po lëshon pe apo nuk po lëshon pe”, është shprehur Mustafa.

Sipas të parit të LDK’së, nëse për qëllim është kapja e shtetit, marrëveshja do të bëhej brenda natës.

“Ne po të donim t’i kapnim disa ministri, ne marrëveshjen e kishim kryer moti. Ose nëse Vetëvendosja po të dëshironte ta kapte shtetin, do ta bënte marrëveshjen brenda natës”, ka thënë Mustafa në RTK.

“Edhe ne edhe ata po ndiqemi përmes parimeve”, ka përfunduar Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme