Google ADS

Zjarri në fabrikën e dyshekëve, zjarrfikësit në luftë me flakët

21:58 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

Fabrika e dyshekëve dhe krevateve ”Dermflex”, e përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes, në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë i përket kompanisë ”P.M.V. Krali” shpk në pronësi të Gjergj Kralit.

Kjo fabrikë konsiderohet si e para në vend e ngritur në vitin 1996 për prodhimin e dyshekëve.

Zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët që vijojnë me intensitet të lartë për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme që ndodheshin në objekt.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme