Google ADS

Ukraina nis hetimet lidhur me dyshimet e spiunimit të ish ambasadores amerikane

19:54 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

Ukraina thotë se ka nisur një hetim kriminal ndaj dyshimeve të mbikëqyrjes të jashtëligjshme të ish ambasadores amerikane Marie Yovanovitch.

Kjo u pasua nga publikimi i mesazheve që përfshinin Lev Parnas, këshilltar i avokatit personal të presidentit Donald Trump, që sugjerojnë se Znj. Yovanovitch ishte duke u spiunuar, transmeton portali arbresh.info.

Trump akuzohet se ka bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin e tij politik.

Pretendimet, të cilat ai i mohon janë subjekt i gjykimit të shkarkimit.

Zonja Yovanovitch, e cila u shkarkua papritmas majin e kaluar, ka qenë një dëshmitare kryesore në procedurat kundër z. Trump.

Lev Parnas

Në fillim të kësaj jave, letrat, regjistrimet në telefon, shënimet dhe disqet flash u morën nga Z. Parnas në një përpjekje për të forcuar çështjen nga Demokratët e SHBA kundër zotit Trump në gjyqin e ardhshëm të Senatit.

Parnas, një biznesmen ukrainas-amerikan, është një ndihmës i avokatit personal të zotit Trump, Rudy Giuliani.

Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut Rudy Giuliani ka qenë një personazh kryesor në aferën e Ukrainës

Disa nga materialet tregojnë Z. Parnas dhe Z. Giuliani duke diskutuar heqjen e zonjës Yovanovitch.

Disa mesazhe me tekst, midis Z. Parnas dhe kandidatit republikan për kongres, Robert Hyde, duket se sugjerojnë që ajo po ndiqej në kryeqytetin Kiev./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme