Google ADS

Tjetër fitore e Trumpit, Senati kalon marrëveshjen e tregtisë SHBA-Meksikë-Kanada

19:00 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

Senati amerikan ka miratuar marrëveshjen e Donald Trumpit me Meksikën dhe Kanadanë, përkundër kundërshtimeve nga Demokratët.

Kalimi i paktit është një fitore legjislative për Trumpin para gjyqit të shkarkimit, transmeton portali arbresh.info.

USMCA u pajtua nga Trump dhe homologët e tij kanadez, respektivisht meksikan më 2018, dhe u zvarrit në Kongres që atëherë, përkundër protestave të përsëritura nga presidenti amerikan.

Pasi kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve me mbështetje të dy partive në dhjetor, në fund kaloi edhe në Senat me 89 senatorë që votuar në favor dhe dhjetë kundër.

Marrëveshja është një rinegociim i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut në 1994 (NAFTA), një marrëveshje që u kritikua gjerësisht në vitet 1990 për lejimin e prodhuesve amerikanë të transferojnë prodhimin në Meksikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme