Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në një intervistë për TyC Sports ka folur për të ardhmen e tij.
Martinez është duke shkëlqyer në “San Siro”, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e shumë gjigantëve evropian ndër ta edhe Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari ka thënë se të luajë për Kombëtaren e Argjentinës ka shumë rëndësi për të, ngase synon të arrijë gjërat që kanë arritur Messi dhe Aguero.
“Kombëtarja ka shumë rëndësi për mua, të luajë me Messin dhe Agueron është mjaftë mirë, pasi bën që Argjentina të rritet. Çfarë janë duke shfaqur në karrierë është e pabesueshme. Shpresoj të arrij çfarë ata kanë arritur”
Ndërsa për trajnerin Antonio Conte, argjentinasi është shprehur se shumë gjera kanë ndryshuar me ardhjen e tij.
“Shumë gjera kanë ndryshuar me trajnerin e ri, i cili jeton jetë speciale. Ka bërë shumë që nga dita e parë, ka bindur lojtarët dhe njerëzit të bëjnë më të mirë dhe rezultatet mund të shihen”
Ndërsa në fund për spekulimet lidhur me transferimin në Barcelonë, Lautaro ka thënë se është i lumtur te Inter.
“Jam duke luftuar për fanellën e Inter. Nëse ka spekulime është sepse jam duke bërë mjaftë mirë. Jam i qetë dhe i lumtur te Inter”
Lautaro, kontrata e të cilit me “Neurazurët” skadon në vitin 2023 ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?