Google ADS

Tottenham sytë ka ylli i Cityt, vlera e të cilit është 50 milionë euro

16:38 | 16 Janar 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham është duke shfaqur interesim për transferimin e  mbrojtësit të Manchester Cityt, Joao Canceo.

Portugezi ka bërë vetëm 18 paraqitje nën urdhrat e Pep Guardiolës, duke shënuar vetëm një gol në Carabao Cup, transmeton portali arbresh.info.

Sipas El Desmarque, Jose Mourinho dëshiron të transferojë Cancelon këtë muaj, vlera e të cilit është 50 milionë euro në Transfermarkt.

25-vjeçari këtë sezon nuk ka qenë rregullisht titullar te kampioni i Anglisë për shkak të prezencës së Kyle Walker, ky i fundit është titullar në ndeshjet më të rëndësishme.

Largimi na formacioni i parë mund t’i shkaktoi Cancelos pozitën në Kombëtaren e Portugalisë për Euro 2020./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme