Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot tha se Kuvendi ka mundësi që ta miratoj Ligjin për Prokurorinë Publike në çdo moment, por duhet partitë politike të arrijnë marrëveshje.
Ai tha se përfaqësuesit e partive duhet ta respektojnë apelin e përfaqësuesve ndërkombëtar.
“Nëse porosia e ambasadorit francez Christian Thimonier është se Ligji për Prokurorinë Publike është shumë i rëndësishëm për marrjen e datës për negociata, atëherë partitë politike duhet të tejkalojnë pengesat dhe të merren vesh”.
“Në aspektin e procedurave të Kuvendit, kohë të mjaftueshme ka dhe Kuvendi mund të punojë në çdo moment nëse ka nevojë, por duhet të ketë rezultat nga puna. Andaj partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje”, tha Talat Xhaferi. /telegrafi
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...