Xavi Hernandez ka pranuar se ka refuzuar ofertën për t’u bërë trajneri i Barcelonës në fillim të kësaj jave, pasi sipas tij ishte shumë herët.
Xavi aktualisht është menaxheri i klubit futbollistik nga Katari, Al Sadd, të cilin e mori në dorë majin e kaluar dhe është nën kontratë deri në verën e vitit 2021.
Drejtori Sportiv Eric Abidal dhe drejtori Oscar Grau u takuan me ish-mesfushorin qendror në Katar të premten e kaluar, ku ata i bënë ofertë Xavit për drejtimin e klubit.
Kjo ofertë ishte kur Ernesto Valverde ishte akoma në pozitën e trajnerit, por shkarkimi i tij u konfirmua të hënën pas humbjes në Supekupën e Spanjës kundër Atletico Madridit.
Quique Setien u emërua trajneri i ri i Barçës këtë javë me trajnerin aktual të Holandës, Ronald Koeman, i cili gjithashtu thuhet se refuzoi ofertën nga klubi.
“Po, unë mora një ofertë nga Barcelona në një takim me Eric Abidal dhe Oscar Grau por nuk e pranova”, ka thënë fillimisht Xavi për Mundo Deportivo.
“Refuzimi erdhi, veçanërisht sepse është shumë herët për të trajnuar Barcelonën, por do të mbetet ëndrra ime në të ardhmen të jem një trajner i Barçës”.
“Unë e dua trajnerin e ri të Barcelonës, e dua mënyrën e tij të të punuarit dhe shpresoj që ai të ketë sukses me ekipin”.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...