“Ky është Edi Rama, e paditi Haradinajn në ditën e masakrës së Reçakut”

13:05 | 16 Janar 2020
Arbresh Info

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj homologut të tij në Kosovë, Ramush Haradinaj.

Për Kryemadhin kjo ishte vetëm një provë që fakton rrezikshmërinë që paraqet Kryeministri, që në ditën e masakrës së Reçakut padit në gjykatë luftëtarin e UÇK-së dhe vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën.

Monika Kryemadhi: Shqipëria është në një rrezikshmëri të madhe sepse me Edi Ramën rrezikohet çdo ditë e më shumë. Mjafton të shohim se çfarë ndodhi dje, ditën e përkujtimit të viktimave të Reçakut Edi Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën me gjakun e tyre, në gjykatë. Ky është Edi Rama, mendoni çfarë bën në një moment të tillë dhe çfarë mund tu bëjë akoma më shumë keq shqiptarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme