UEFA e ndryshoi formacionin për 11-shen më të mirë të vitit, të votuar nga tifozët, vetëm sa për t’i gjetur vend Cristiano Ronaldo, i cili megjithatë kishte marrë më pak vota sesa N’Golo Kante, të cilin UEFA e largoi nga ekipi i vitit.
Të mërkurën, organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e publikoi 11-shen më të mirë të vitit, e cila zgjedhet përmes votave të tifozëve, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, formacioni i la shumë tifozë të befasuar, shkaku i skemës 4-2-4 të zgjedhur.
DailyMail raporton se UEFA e përdori këtë skemë vetëm për t’i bërë vend yllit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ishte i katërti më i votuar nga sulmuesit – pas Lionel Messit, Sadio Manes dhe Robert Lewandowskit.
Drejtuesit e UEFA nuk dëshironin ta publikonin këtë formacion pa Ronaldon dhe për këtë arsye e larguan nga skuadra një mesfushor, për t’i bërë vend portugezit. Mesfushori që e pësoi nga kjo është N’Golo Kante i Chelseat, sipas DailyMail.
Madje, e përditshmja britanike raporton se ky formacion ishte planifikuar fillimisht të publikohej javën e kaluar, mirëpo mungesa e Ronaldos e shtyu këtë publikim, pasi që UEFA ishte në kërkim të një zgjidhjeje tjetër.
“Kjo nuk është aspak një gjë e mirë. Është manipulim me vota. Aq ka famë Ronaldo në mesin e zyrtarëve të UEFA-s, saqë organizata u alarmua që ai s’ishte në 11-ëshe dhe si rezultat u ndryshua formacioni. Kjo të bën të mendosh se çfarë tjetër bëjnë ata”, ka thënë një burim për DailyMail.
Në anën tjetër, një zëdhënës i UEFA ka sugjeruar se ky ndryshim u bë falë fitores së portugezit në Ligën e Kombeve.
“Formacioni i këtij viti u zgjodh në bazë të votave të tifozëve dhe paralelisht në bazë të arritjeve të lojtarëve në garat e UEFA-s. Si rezultat, i kemi pesë fitues të Ligës së Kampionëve dhe katër finalistë të Ligës së Kombeve (përfshirë këtu një fitues). Formacioni ndryshohet rregullisht dhe ky vit nuk përbën dallim”, ka thënë zëdhënësi i UEFA-s.
Megjithatë, në vitet paraprake formacioni është bazuar vetëm në votat e tifozëve. Në pesë nga gjashtë vjetët e fundit, formacioni ka qenë 4-3-3, me përjashtim në vitin 2017 kur u zgjodh formacioni 4-4-2.
“Bon Vivant 2” – Aprovohet propozimi i Prokurorisë për...
Barcelona blindon yllin e skuadrës dhe i vendos klauzolë mar...
Kurti takoi shefin e operacioneve të kompanisë “de Sed...
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia ni...
Bilanc ‘lufte’ në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave nga...
Ndërhyrja e Serbisë përmes Diplomacisë Ligjore, pasojë e ga...