Një biznesmen japonez hapi një “konkurs” disa ditë më parë për një vajzë që do t’i bashkohët atij në një udhëtim hapësinor për të vizituar Hënën, pas ndarjes nga e dashura. Edhe pse askush nuk mund ta imagjinonte numri i aplikimeve ka arritur nivele rekord. 20 mijë vajza kanë shkruar emrin e tyre online për të shoqëruar biznesmenin në këtë udhëtim të pazakontë.
Yusaku Maezawa e ka krijuar pasurinë e tij falë platformës së shitjeve online Zozo. Para disa kohësh ai ndau rreth 8 milionë dollarë për një 1000 persona të përzgjedhur që do të shpërndanin postimin e tij në Twitter.
44-vjeçari ka prenotuar dy vende e mundshme në udhëtimin e organizuara nga “Space X” e Elon Musk, i cili do të çojë udhëtarët e parë civilë në Hënë. Por pas ndarjes me të fejuarën aktore Ayame Goriki ka bërë që një nga vendet të jetë bosh. Kështu që manjati nuk dëshironte që ta kalojë në vetmi aventurën hapësinore dhe për këtë arsye prezantoi konkursin e quajtur “Full Moon Lovers”.
Për të marrë pjesë në këtë konkurs rregullat dhe kriteret ishin mjaft të qarta dhe të thjeshta; konkurrentet duhet të ishin beqare, të paktën 20 vjeç, të kishin personalitet të shkëlqyeshëm dhe të ishin gati për udhëtimin në hapësirë./A2CNN
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?