Mediumet italiane kanë zbuluar se Juventusi është futur në garë për ta transferuar yllin e ri të Brescias, Sandro Tonalin. Mirëpo, bardhezinjtë s’do ta kenë të lehtë ta arrijnë këtë transferim, shkaku i konkurrencës nga klubet e mëdha të Evropës.
Presidenti Massimo Cellino arriti ta mbajë në skuadër italianin e talentuar verën e kaluar dhe tashmë vlera e tij është shumëfishuar pas ndeshjeve në ligën elitare, transmeton Gazeta Express.
SportItalia raporton se klube të mëdha evropiane si Paris Saint-Germaini, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë të interesuara për mesfushorin, i cili tani vlerësohet me 50 milionë euro.
Mediumi italian shkruan se Juventusi është megjithatë favoriti për ta transferuar futbollistin, pasi që tashmë klubi është duke e planifikuar një të ardhme me Tonalin në skuadër.
Pasi e siguroi Dejan Kulusevskin nga Parma këtë muaj, Juventusi tani dëshiron t’i sigurojë shërbimet edhe të Tonalit, pasi që Interi dështoi në tentimin e vet për ta transferuar 19-vjeçarin.
Tonali ka luajtur në 18 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe e ka shënuar një gol dhe i ka bërë dy asiste. Megjithatë, ai s’ka arritur ta ndihmojë Brescian të dalë nga zona e rrezikut.
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së