Studentët protestojnë për mosformimin e qeverisë: Boll luajtët me këtë popull

11:29 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

Me moton “Boll luajtët me këtë popull”, një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur një protestë artistike si reagim për mosformimin e qeverisë.

Ndonëse me tu afruar afër objektit të Kuvendit të Kosovës aty ku u mbajt protesta këta student në fillim u penguan nga Policia e Kosovës, ata nuk u ndalen pa përfunduar protestën e tyre.

Në shenjë revolte për mos formimin e Qeverisë, këta studentët vendosen para hyrjes së Kuvendit mbishkrime “Boll luajtët”.

E njëri nga studentet i revoltuar tha se të rinjtë po largohen nga vendi shkaku i mos pasjes një jetë të mirë në Kosovë.

“Boll ma luajtën me ne. Jemi lodhë. Nëse nuk bëjnë diçka të rinjtë do të shkojnë në Gjermani më fillim të muajit mars pasi që Gjermania po na ofron kushte për jetës e për punësim. Nëse s’ka ndonjë zhvillim ne s’do të ndalemi me kaq. Ne s’do ti lëmë të qetë politikanët përderisa nuk bëjnë diçka për ne”, u shpreh njëri nga studentët

Pas përfundimit protestuesit u shpërndan të qetë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1062133347469765/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme