Google ADS

Kosova U-18 fillon përgatitjet në fundjavë për Divizionin B të Kampionatit Evropian

11:11 | 16 Janar 2020
A. B.

Kombëtarja e Kosovës U18 në konkurrencën e djemve do të grumbullohet të shtunën në Prishtinë, ku do të jetë grumbullimi i parë për këtë vit për këtë grupmoshë.

Më herët janë grumbulluar Kosova U16 dhe U20 në të dyja konkurrencat.

Grumbullimi i Kosovës U18 do të bëhet të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku lojtarët do të ndahen në dy grupe. Grupi i parë do të bëjë stërvitje nga ora 13:00-15:00, kurse grupi i dytë 15:00-17:00.

Përzgjedhësi i Kosovës U18 (M), Bekim Maxhuni, ka shpallur listën e gjerë, ku lojtarët do të jenë të ndarë në dy grupe, kurse gjithashtu janë ftuar edhe lojtarë që luajnë në SHBA dhe Evropë.

Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.

Kosova U18 (M) do të jetë në Grupin D me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë.

Lista e gjerë

Grupi i parë (13:00-15:00)

Don Polloshka

Ardit Gashi

Drinor Gashi

Eron Bajraktari

Albin Berisha

Fisnik Kraki

Dotrian Deqani

Aldin Qollaku

Sokol Nila

Emanull Gega

Blendi Mehana

AlbionImeri

Drilon Shala

Arbër Rushiti

Bleonis Tanushi

Shpat Mustafa

Ardian Kika

Diar Efendia

Visar Ejupi

Roni Koshi

Shpat Syla

Grupi i dytë (15:00-17:00)

Altrim Osmani

Bledar Thaqi

Bardh Istrefi

Nart Jashari

Anton Basha

Lis Kuraja

Arlind Krasniqi

Dionis Avdyli

Besmir Memaj

Edison Krasniqi

ArtilIsufi

Genis Mati

Lerat Peni

Diart Gashi

Ari Karaxhiu

Albin Rexhepi

Renat Berisha

Enis Morina

Paraart Zeqiri

Rinol Gashi

Deart Deliqi

Alban Aliu

Lirijan Mehmeti

Lojtarët që luajnë jashtë Kosovës

Dion Sheqiri

Donat Rexhepi

Edonis Paçarada

Denis Zenalaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme