Këto janë çiftet e çerekfinales të Kupës së Italisë, derbi Napoli – Lazio

22:45 | 15 Janar 2020
Arbresh Info

Kanë mbetur vetëm tetë skuadra në garë për Kupën e Italisë.

Sot (e mërkure) Milan, Fiorentina dhe Juventus arritën të kualifikohen, pasi mposhtën kundërshtarët e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Çiftet e çerekfinales:

Napoli – Lazio

Juventus – fituesi i ndeshjes Parma – Roma

Torino – Milan

Inter – Fiorentina

Ndeshja e parë do jetë mes Napolit dhe Lazios që do zhvillohet me 21 janar, ndërsa me 22 janar Juventus do luajë kundër fituesit të ndeshjes Parma – Roma.

Përballja Torino – Milan do të zhvillohet me 28 janar derisa Inter – Fiorentina do zhvillohet me 29 janar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme