Google ADS

Juventus shkatërron Udinesen, kualifikohet në çerekfinale të Kupën së Italisë

22:40 | 15 Janar 2020
Arbresh Info

Juventus lehtësisht ka mposhtur Udinesen me rezultat 4 – 0 në kuadër të Kupës së Italisë.

Higuain i zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të pas një kombinimi të mrekullueshëm me Paulo Dybalan, transmeton portali arbesh.info.

Ndërsa në golin e dytë nga pika e bardhë nuk dështoi Paulo Dybala në minutën e 26-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë, posedimi ishte i vendasve dhe ishte Dybala që në minutën e 57-të shënoi supergol duke lënë portierin kundërshtarë në gjumë.

Kurse pas katër minutave, arbitri akordoi penallti pasi mbrojtësi i mysafirëve, De Maio preku topin me dorë dhe nga pika e bardhë nuk dështoi Douglas Costa.

Juventus në çerekfinale do takohet me fituesin e  ndeshjes Parma – Roma./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme