Bislimi: Jemi më afër zgjidhjes se sa zgjedhjeve

22:45 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se më afër jemi deri te zgjidhja dhe lidhja e një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, se sa zgjedhjeve.

“Unë mendoj se jemi më afër një zgjidhje me LDK’në se sa më afër zgjedhjeve”, është shprehur Bislimi.

Ai edhe njëherë tha se nuk jemi të interesuar për zgjedhje.

“Ne nuk jemi të interesuar me shku në zgjedhje, ajo që mua më brengos më shumë është presioni publik ndaj afateve”, ka thënë Bislimi në Pressing.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme