Abdixhiku: Nëse LVV refuzon ofertën, humb shansin e kryeministrit dhe humb partneritetin e LDK-së

22:10 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se LVV do ta humbte një mundësi të madhe nëse refuzon ofertën e LDK-së.

Abdixhiku, në RTV Dukagjini, ka thënë se ditën kur është zgjedhur Glauk Konjufca kryetar i parlamentit Vetëvendosje i shkaktoi një plagë të madhe besueshmërisë së LDK-së.

Ai thotë se deputetët e PDK-së e dinin para tyre se Vetëvendosje do të propozonte Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se Vetëvendosje kur vendosi të ecë njëanshëm nuk e ka pasur më LDK-në në krahë.

“Ne kemi humbur shumë në entuziazmin publik që duhet të ishin 100 ditët e para të një qeverie të shpresës”.

Abdixhiku ka thënë se refuzimi i Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK-së do të ishte një humbje e madhe e mundësisë për të bashkëpunuar.

“Vetëvendosje nëse e refuzon këtë ofertë jo vetëm që do të humb mundësinë e kryeministrit por e humb edhe një partnerë që një kohë të gjatë e kanë ndërtuar gjatë kohës së qëndrimit në opozitë”, tha ndër tjera Lumir Abdixhiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme