Google ADS

Trishtimi , emocioni që sjell varësi të ndryshme

22:09 | 15 Janar 2020
Trina Galanxhi

Varësia mund të shfaqet në shumë mënyra, pavarësisht nëse bëhet fjalë për drogë, cigare, blerje apo ushqim.

Sipas një studimi të fundit, trishtimi është emocioni kryesor që sjell varësi nga më të ndryshmet, transmeton portal arbresh.info

Studimi i kryer nga shkencëtarët nga Universiteti i Harvard, ka zbuluar se sesi duhanpirësit u përgjigjen emocioneve negative, një studim mbi atë se sa thellësisht dhe shpesh njerëzit pinë cigare, dhe më shumë, dhe e gjithë kjo tregoi se trishtimi është ndikuesi kryesor që krijon varësi.

Autori i studimit, Charles A.Dorison, thekson se këto gjetje ofrojnë një perspektivë të re mbi shkakun themelor të sjelljes ndaj varësisë.

Ai ka theksuar se gjatë studimit është gjetur ‘se trishtimi duket se është një nxitje veçanërisht e fuqishme e përdorimit të substancave varëse’.

Ekipi i shkencëtarëve shpreson që kjo njohuri do t’i ndihmojë ata që vuajnë nga varësia të kuptojnë sjelljen e tyre dhe shpresojmë që ta ndryshojnë atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme