Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, e kanë quajtur tallje propozimin e fundit të LDK-së që kjo parti të marrë kryeparlamentarin deri në kohën kur të zgjidhet presidenti i ri.
Sipas tyre, ky është propozim i dëmshëm. Ata kanë thënë se nuk mund të shkarkohet Glauk Konjufca i VV-së nga posti i kryeparlamentarit “sepse ai ka marrë votat e deputetëve”.
LEXO EDHE: Abdixhiku: Rritjen e numrin e ministrive as nuk e kemi kërkuar as nuk do ta lejojmë
“Meqenëse kemi mbërri këtu ku s’kemi dëshiruar, pas gjithë përpjekjeve që të bëjmë marrëveshje për kryeparlamentar e s’kemi arritur e u votua me votat e deputetëve e s’do të ishte mirë që dy persona të ulen e të shkarkojnë një person që ka marrë votat, do të ishte e dëmshme të bëjmë shkelje, një tërheqje. Po ulen dy përfaqësues, kryetarë partish për të shkarkuar një person të votuar”, ka thënë Aliu në Rubikon të KTV-së. “Andaj po bëjmë propozim të dëmshëm. Po marrim vet përgjegjësinë, po e rrisim numrin e ministrive në 14. Më e rëndë është çështja e kthimit të votës së deputetëve sesa ndryshimi i atij vendimit për 12 ministri”, thanë ata në Rubikon.
“Madje kjo është tallje nga LDK-ja”, ka shtuar Haxhiu. “Është tallje me institucionin. Dorëhiqu ti, dorëhiqu ai….”
Ata kanë thënë se “VV-ja tashmë ka bërë shumë kompromise, duke nisur nga programi e duke i dhënë pesë ministri LDK-së”.
Sipas tyre, VV-ja s’ka çka ofron më shumë.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...