Google ADS

Sizmologu kosovar jep detaje për tërmetin

19:14 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

Drejtori i Institutit Sizmiologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se nuk ka nevojë të ketë panik tek qytetarët e vendit pas tërmetit që ndodhi para pak minutave.

“Nuk ka pas dy goditje në Zubin Potok por vetëm një. Kjo lëkundje ishte afër Liqenit të Ujmanit dhe qytetarët nuk kanë nevojë të frikësohen apo të krijohet panikë”, deklaroi ai në emisionin Info Magazine.

Ndryshe, minuta më parë tërmete kanë goditur Kosovën.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Regjistrimin e Tërmeteve, shkalla e rihterit të njërit prej tyre ishte 4.3 shkallë.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit është në veri të Kosovës, në Leposaviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme