Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në Ferizaj ka shoqëruar tetë persona dhe janë konfiskuar tetë mjete transporti të drunjve.
Ata nga njësitet përkatëse policore janë kapur duke transportuar drunj në mënyrë ilegale (pa fletë përcjellje dhe të pa vulosura), shkruan portali arbresh.info.
Bazuar në planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2020” , njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve .
Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët kanë shqiptuar 8 fletëparaqitje për transportim ilegal të drunjve ,si dhe kanë bërë konfiskimin e masës drunore.
Nga ana e policisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit, ka rezultuar se të gjitha mjeteve transportuese iu kishte skaduar afati i regjistrimit dhe ndaj ngasësve janë shqiptuar tetë fletëparaqitje për kundërvajtje./arbresh.info/
Vrasja e djeshme në Mitrovicë, policia shpall në kërkim një ...
Sinani paralajmëron protesta: Marshojmë për barazi dhe drejt...
Goditje për propagandën ruse dhe serbe, TikTok fshin llogari...
Juventus dhe Napoli ndajnë pikët në derbin e javës
Kamala Harris kërkon tjetër debat/ Pranon ftesën e CNN, që p...
Presidenti i Feronikelit ’74 reagon ashpër pas ndeshje...