Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj ka thënë sot se LDK duhet ta ofrojë mundësinë e bashkëqeverisjes, pasi Kosova dhe populli i saj ka nevojë për Qeveri funksionale dhe qeverisje të mirë.
Murtezaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se mund të listojë një varg të gjatë të arritjeve dhe defekteve për gjithë bashkëpunimin LDK-LVV, por sipas tij, interesimi në këtë moment është arritja e marrëveshjes, dhe dhënia e mundësisë një bashkëqeverisjeje.
Lexoni të plotë postimin e Murtezajt në Facebook:
Do të mund të listoja një varg të gjatë të arritjeve dhe defekteve për gjithë bashkëpunimin LDK-LVV, por interesimi im në këtë moment është arritja e marrëveshjes, dhe dhënia e mundësisë një bashkëqeverisjeje.
Është normale dhe natyrale të kemi dilemat. Dilemat janë normale sepse ndikohen dhe janë për shkak të së kaluarës. Në krye të listës se dilemave janë disa simbolika dhe sjellje, që nuk janë vetëm simbolika dhe sjellje të thjeshta dhe pa peshë, por përkundrazi kanë peshë. Por kjo mbetet të shihet në periudhën në vijim.
Prandaj dua t’i jap mundësinë një bashkëpunimi me shpresë për të bërë gjëra të duhura për Kosovën. Gjithmonë mendoj është më mirë ti japim përparësi, mundësisë dhe potencialit, para paragjykimit të suksesit apo mos-suksesit.
Nëse marrëveshja nënkupton një harmoni qoftë në mendim apo edhe në emocione, atëherë palët që synojnë të arrijnë një marrëveshje duhet të kenë kapacitetin të punojnë për ta arritur atë nivel të harmonisë dhe mirëbesimit, apo për ta elevuar nivelin së paku deri në masë të funksionalitetit.
Sado e vështirë të jetë arritja e marrëveshjes, jo gjithherë arritja e marrëveshjes është puna më e vështirë. Përkundrazi, zbatimi i marrëveshjes është puna më e vështirë. Prandaj, palët duhet kujdesur shumë në secilën etapë. Nga përvoja në punë qeveritare mund të them që qeverisja është punë e vështirë dhe kërkon zgjidhje konfliktesh përditë. Kjo kërkon kapacitet për të bërë kompromise dhe marrëveshje secilën ditë.
Në gjithë këtë, komunikimi është, kryesor. Fjala është kryesore. Kur fjala, deklarata, komunikatat, mesazhet, video mesazhet, direkte apo indirekte, janë apo perceptohen si provokative atëherë kjo nuk ndihmon në marrëveshje.
Pozita e kryeministrit është kryesorja.
LDK-ja ka ofruar dhe duhet të ofrojë mundësinë e bashkëqeverisjes.
Vetëvendosje duhet ti plotësojë qartë kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat janë të balancuara.
Kosova dhe popullli i saj ka nevojë për Qeveri funksionale dhe qeverisje të mirë.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...