Google ADS

U ul në tryezë me Damian Gjiknurin, por sipas Bashës për ish- ministrin s’ka amnisti

14:48 | 15 Janar 2020
A. B.

Ditën e djeshme opozita pranoi të kthehej në tryezën e komisioni të reformës zgjedhore.

Në takim ishin Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nga opozita, Damian Gjiknuri si kryetari i komisionit nga ana e mazhorancës dhe Rudina Hajdari, bashkëkryetare, si pjesë e opozitës së re parlamentare.

Por sot në një konferencë për shtyp para gazetarëve Basha tha se nuk ka për të pasur amnisti për Gjiknurin dhe se synon ta nxjerrë përpara drejtësisë.

“Nuk ka për të pasur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Ymer Lalën. Dërgimi aty ku e kanë vendin është prioritet i PD. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës. Stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore nuk është gjë tjetër vetëm rënie pre e kësaj propagande”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme