Google ADS

Strehimorja për qenët endacak, Prishtinës i kushtoi 120 mijë euro

12:31 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

Ndërtimi i strehimores për qentë endacak dhe trajtimi i tyre

Qenët endacak në kryeqytet nuk janë të pakët.

E për strehimin e tyre do të kujdeset vet komuna e Prishtinës, shkruan arbresh.info.

Në njoftimi e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se tashmë edhe është nënshkruar kontrata me titull “Ndërtimi i strehimores për qentë endacak dhe trajtimi i tyre”.

Kontratën në vlerë prej 120 mijë euro ose saktësisht 119.941 euro e ka fituar ‘Ridvan Elezi B.I.’ nga Prizreni.

E për këtë tender kishin aplikuar gjithsej 9 Operator Ekonomik ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte 144.685,90 euro.

Kuvendi Komunal i Prishtinës kur kishte hapur tenderin kishte planifikuar shumën prej 150.000 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme