Limaj: Në Institucionet e Serbisë ulën personat që kryejnë masakrën e Reçakut

11:10 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

“Sot në institucionet e Serbisë janë të ulur personat që kanë kryer këtë masakër”.

Kështu tha i pari i NISMA-së, Fatmir Limaj më rastin e 21 vjetorit të masakrës në Reçak.

“Sot jemi në shënimin e 21 vjetorit të masakrës që lehtësisht janë mohuar krimet në vende. Duhet të kthehemi dhe të kujtojmë pse qindra masakra nuk janë hetuar. Është koha e fundit që qytetarët e Kosovës të kthejmë kokën dhe për ngjarje të tilla mos t’i kujtojmë vetëm një herë ne vit. Por duhet të bashkëndjejmë. Kosova për 20 vite fatkeqësisht jeton me ngjarje ditore dhe jo më të djeshme. Jo rastësisht mohohen këto të bëma. Sot strukturat drejtuese në Serbi janë ulur dhe janë të njëjtit që kanë bërë këtë masakër. Le të jetë hera e fundit që ne të sillemi në këtë mënyrë por të ngrisim zërat dhe të kërkojmë drejtësi”.

Qindra qytetarë janë duke bërë homazhe në varrezat e Reçakut./arbresh.info/

Ishte dëshmitari kryesor i masakrës së Reçakut, fakte mbi jetën e mikut të madh të shqiptarëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme