Në Iran është arrestuar personi që ka filmuar rrëzimin e aeroplanit ukrainas gjatë javës së kaluar, ku humbën jetën 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Detajet e arrestimit deri më tani nuk janë bërë të ditura, e siç raporton BBC personi i arrestuar pritet të ballafaqohet me akuza të rënda përfshirë këtu sigurinë nacionale
Në anën tjetër ushtria iraniane ka pranuar se pa qëllim e kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas në Teheran, duke pretenduar se bëhet fjalë për një gabim të shkaktuar nga faktori njeri.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se për këtë ngjarje siç ai e ka quajtur tragjike, nuk do të duhej të akuzohej vetëm një person. E pas publikimit të videos në rrjetet sociale, analistët kanë vlerësuar se në të shihet se si aeroplani goditet nga dy raketa.
Të martën Teherani ka njoftuar se janë arrestuar persona që kanë lidhje me rrëzimin e aeroplanit ukrainas. Ndërkaq New York Times, ka publikuar videon e filmuara nga kamerat e sigurisë, ku shihen dy raketa të shkrepura që rrëzojnë aeroplanin. /Telegrafi/
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...