Shqiptari lyen veten me benzinë dhe i vë flakën para Parlamentit Europian

00:12 | 15 Janar 2020
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para godinës së Parlamentit Europian ku një shqiptar i ka vënë flakën vetes.

Tgcom citon mediat lokale duke raportuar se personeli i shërbimit që qëndrojnë të pozicionuar në hyrje të institucionit kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin nga vdekja të shqiptarit. Arsyet e këtij veprimi nuk dihen ende.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 teksa në dalje të godinës së PE zhvillohej një manifestim i qytetarëve nga Guinea. Siç raportojnë mediat lokale, kur folësi në manifestim bërtiti “Padrejtësi”, shqiptari që ndodhej në afërsi të demonstruesve, e përsëriti fjalën para se të spërkaste veten me benzinë dhe t’i vinte zjarrin vetes me një çakmak.

Të parët që ndërhynë për ta shpëtuar, ishin manifestuesit që u përpoqën të shuajnë flakët me një xhaketë. Menjëherë pas kësaj, mbërritën forcat e sigurisë të cilët ruajnë gjithmonë hyrjen e Parlamentit Europian, dhe i shuajtën flakët me një zjarrfikëse./Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme