Ernesto Valverde ka publikuar një deklaratë pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Barcelonës, përmes të cilës e ka falënderuar presidentin dhe bordin e klubit dhe i ka uruar sukses trajnerit të ri, Quique Setien.
“Kohës sime si trajner i Barcelonës i ka ardhur fundi. Kanë qenë dy vite e gjysmë intensive që nga fillimi. Gjatë kësaj kohe kam përjetuar momente gëzimi duke i festuar fitoret dhe trofetë, por njëherësh ka pasur edhe momente të rënda dhe të vështira”.
“Por, mbi të gjitha dua ta veçoj përvojën time me tifozët dhe pasionin e treguar ndaj meje gjatë kohës si trajner. Dua ta falënderoj presidentin Josep Maria Bartomeu dhe Bordin e Drejtorëve që ma dhanë mundësinë ta drejtoj ekipin e parë dhe që ma dhanë besimin gjatë gjithë kësaj kohe”.
✍️ A goodbye letter from Ernesto Valverde: ‘My time as manager of FC Barcelona has come to an end…’
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 14, 2020
“Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar në klub për mbështetjen dhe trajtimin që më kanë bërë… Natyrisht që dua t’i falënderoj lojtarët për të gjitha përpjekjet e tyre që na kanë mundësuar t’i fitojmë katër trofe bashkë. Nga ky çast, u uroj atyre të gjithë fatin e botës, po ashtu edhe trajnerit të ri Quique Setien”, ka shkruar mes tjerash Valverde në letrën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.
Spanjolli, i cili e ka fituar dy herë La Ligan, një herë Kupën e Mbretit dhe një herë Superkupën e Spanjës, është trajneri i parë që shkarkohet nga Barca që nga viti 2003 (Louis van Gaal). /Telegrafi/
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...