Avokati Spartak Ngjela përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas një lajmi se ka filluar kontrolli i cilësisë ndaj rrugëve. Avokati shkruan se në këtë sektor duhet të ndërhyjë edhe SPAK që të hetojë mafien dhe korrupsionin që bëhet.
Postimi i plotë:
Filloi edhe në Shqipëri kontrolli i investimit të rrugëve.
Televizioni Ora News ka dhënë lajmin e kontrollit, me rreze lazer, të investimit nëpër rrugët e sakatuara nga vjedhja e madhe e politikës së lartë dhe mafies së ndërtimit.
Këto ditë, mafia e ndërtimit filloi të kontrollohet për cilësinë e rrugëve me aparat lazer të teknologjisë së lartë.Në këtë proces duhet të marrë pjesë patjetër edhe SPAK.
Mekineria e teknologjisë së lartë e testimit rezultativ, me anë të rrezeve lazer, filloi punën për kontrollin e investimit të rrugëve.
Ky do të jetë suksesi i parë kundër mafies së ndërtimit, po dhe kundër korrupsionit kryeministror shqiptar.
Pas këtij investigimi, shqiptarët do të kuptojnë se, si dhe sa është vjedhur shteti i tyre, domethënë, paratë e taksapaguesëve shqiptarë. Ata do të shohin sesi është shpërdoruar me abuzimin korruptiv në ndërtimin e rrugëve, të paktën, njëzet përqindëshi i TVSH-së, që ata paguajnë për çdo blerje, e ditë për ditë.
ll.
Mafia e ndërtimit, në bashkëpunim me korrupsionin shtetëror: të dy këta segmente kriminalë, vetëm kështu mund të shkatërrohen nëpërmjet SPAK- ut i cili sapo u formua.
Ky investim kontrollues, që po lind si proces në Shqipëri, duhet me patjetër të merret në dorë edhe nga SPAK-u, sepse ky do të jetë hetimi më i suksesshëm në luftën kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri.
Korrupsioni shtetëror shqiptar, shumicën e aktivitetit të vet kriminal, e ka bërë me anë të mafies së ndërtimit.
Kontrolli i sofistikuar teknologjikisht, i sapofilluar, i cili po iu bëhet rrugëve për të konstatuar vjedhjen gjigande mafie-qeveri, do të jetë procesi më efikas në luftën kundër korrupsionit shqiptar, dhe sigurisht edhe nën drejtimin e SPAK-ut.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...