Protestuan kompanitë e veturave të vjetra, dogana dha sqarime

19:45 | 14 Janar 2020
Arbresh.info

Importuesit e veturave të vjetra kanë reaguar në lidhje me Ligjin për tatimin e automjeteve motorike që hyri në fuqi nga 1 janari.

Kompanitë për importin e automjeteve të vjetra sot protestuan para Drejtorisë së doganave. Këta të fundit raportuan në lidhje me paqartësitë dhe pakënaqësinë e protestuesve.

“Si një nga dilemat kryesore, që ishin cekur në takim, ishte zbatimi praktik i dispozitave ligjore dhe paqartësive me të cilat përballen importuesit e automjeteve të vjetra gjatë përllogaritjes së tatimit të ri për automjetet motorizuese, si dhe rritja e të dhënave për të cilat druajnë se do të shkaktojnë ndërprerje të punës së tyre”, deklarojnë nga drejtoria, transmeton portalb.mk.

Importuesit kishin paraqitur dilemat në lidhje me atë se a i nënshtrohet tatimit shtesë automjetet që ishin doganuar para 1 janarit si dhe veturat të cilat janë rrugës për në RMV.

“U theksua mbështetja e sjelljes së ndryshimeve në pjesën e tatimimit të automjeteve motorizuese me qasje pozitive për stimulim të importit të automjeteve më ekologjike, por e tërë kjo në korelacion me fuqinë blerëse të qytetarëve për të cilët theksuan se vështirë se mund t’i lejojnë vetes blerje të automjeteve më të shtrenjta”, raportojnë nga drejtoria, duke sqaruar se në pajtim me ligjin e ri, automjetet me vlerë deri 10.000 euro tatimohen vetëm për atë se sa ndotin.

Doganat sqaruan se veturat e doganuara me ligjin e vjetër, nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen ligjit të ri.

Përndryshe, në seancën e 123-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ishte votuar Ligji për tatimin e automjeteve motorike, ku planifikohen ndryshime në sistemin e tatimit të automjeteve motorike. Komponenti ekologjike, është një nga komponentët shtesë që do të merret parasysh gjatë tatimit të automjeteve. Ky ndryshim, vjen si masë për favorizimin e automjeteve që shkaktojnë ndotje më të vogël.

Nga 1 janari, automjetet në vlerë deri 10.000 euro, dallim do të kenë varësisht a punojnë me motor nafte apo benzine.

Automjeti me të njëjtën vlerë dhe të njëjtat emetime të dioksidit të karbonit nëse është me motor benzinë do të paguajë tarifë më të ulët. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10.000 euro dhe emetimet e dioksidit të karbonit prej 130 gramë për kilometër, nëse është me motor benzine tarifa do të jetë 6.500 denarë, ndërsa nëse motori është me naftë – dy herë më shumë.

Importet e automjeteve të vjetra në vend janë rritur ndjeshëm pasi qeveria e mëparshme në mars 2010 lejoi importet e automjeteve që nuk duhet të plotësojnë standardet evropiane të ndotjes. Që atëherë, rreth 400,000 automjete të përdorura janë importuar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjysma e automjeteve të përfshirë në trafik drejtohen nga naftë, ndërsa deri në 90 përqind të autobusëve dhe 80 përqind e automjeteve të mallrave në vend janë motorë dizel.

Shumë nga automjetet e përdorura me naftë të importuara janë tashmë të papërdorshme në vendet e BE-së nga ku janë sjellë, pasi lëvizja e tyre atje është e kufizuar ashpër, dhe në disa raste plotësisht e ndaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme