Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë sot se propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë nuk kanë për qëllim përmbushjen e ambicieve personale të individëve të caktuar të skenës politike.
Duke komentuar deklarimin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili sot u shpreh pesimist për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, Haxhiu ka nënvizuar se “qëndrimet e Agim Veliut tashmë i dimë”.
Deputetja që ka shërbyer si ligjvënëse në katër legjislaturat e fundit të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ende në pritje të përgjigjes së organeve të LDK-së ndaj ofertës së fundit të LVV-së për bashkëqeverisje.
“Ne nuk po e presim qëndrimin e Agim Veliut por të Këshillit Drejtues”, ka thënë Haxhiu në një përgjigje me shkrim për Gazetën Online Insajderi. “Qëndrimet e z.Veliu tashmë i dimë dhe këtu nuk ka asgjë të re”.
Anëtarja e Kryesisë së LVV-së ka shtuar se “propozimet tona për të mundësuar koalicionin qeverisës dhe për të jetësuar vullnetin e qytetarëve nuk kanë për qëllim përmbushjen e ambicieve personale”.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu në një prononcim për Telegrafin të martën, ka thënë se në ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje për LDK-në nuk ka diçka të re dhe serioze që do të mund ta zgjidhte situatën.
“Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja, megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, u shpreh sot Veliu.
Megjithatë, edhe Veliu ka thënë se oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të shqyrtohet brenda organeve të LDK-së – ndonëse ai, njëri prej figurave më të pushtetshme të LDK-së, i ka dhënë përgjigje negative ofertës së LVV-së
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...