Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës së Kosovës në basketboll, që do të sjellë ndeshje interesante.
Lipjani që në fundjavë shënoi fitoren e parë (ndaj Bashkimit) do të përballet me Golden Eagle Yllin. Lipjanasit kanë një fitore dhe 16 humbje në këtë edicion, derisa skuadra therandase ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e katërt.
Sfidë interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Bardhekaltrit janë liderë me 13 fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit renditen në vendin e pestë me 10 fitore dhe shtatë humbje.
Të enjten do të takohen Feronikeli me Rahovecin. Skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 12 humbje, kurse Vreshtarët 12 fitore dhe pesë humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Bashkimit. Mitrovicasit ndodhen në vendin e tetë me 20 pikë, kurse prizrenasit kanë grumbulluar 28 pikë, duke u renditur në vendin e katërt. Peja pushon në këtë xhiro.
Superliga – Java 20
E mërkurë
17:00 Lipjani – Golden Eagle Ylli
19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni
E enjte
17:00 Feronikeli – Rahoveci
19:00 Trepça – Bashkimi
Peja pushon./arbresh.info.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...