Policia jep detaje për arrestimin e dy rusëve në kufi me Serbinë

10:41 | 14 Janar 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se mbrëmë dy shtetas rus, një mashkull dhe një femër, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia.

Policia e Kosovës, në raportin e saj për 24 orë, ka konfirmuar rastin që ka ndodhur dje rreth orës 10:30 të mëngjesit, dhe që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, vetura me të cilën po udhëtonin të dy rusët e që ishte me targa të Malit të Zi, u është konfiskuar.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës:

“Fshati Sarpelj, Leposaviq 13.01.2020 – 10:30. Janë arrestuar dy shtetas rus, një femër dhe një mashkull, nën dyshimin se të njëjtit me veturën e tyre me targa të Malit të Zi e kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vetura u është konfiskuar”./Arbresh.info

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme