Uthulla e mollës është përdorur si një ilaç natyral për mijëra vjet, thuhet se Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, përdori këtë eliksir shëndeti për të ndihmuar në dezinfektimin dhe trajtimin e plagëve të lëkurës më shumë se 2000 vjet më parë.
E shumë shekuj më vonë, studime të shumta kanë dalë në përfundimin se uthulla e mollës vërtetë ka një sërë përfitimesh shëndetësore. Përtej përdorimeve të shumta në kuzhinë, shumë njerëz pinë uthull molle të holluar me ujë për të ndihmuar shëndetin e tretjes (në sajë të baktereve të mira) dhe madje rregullojnë sheqerin në gjak (duke përmirësuar funksionin e insulinës), këto të vërtetuara shkencërisht.
Por përfitimet e uthullës së mollës brenda trupit janë vetëm fillimi, sepse ky eliksir përdoret gjithashtu edhe në rutinën tuaj të bukurisë duke përfshirë kujdesin për lëkurën e flokët.
Dermatologët tregojnë gjithçka që duhet të dini mbi përdorimin e uthullës së mollës!
Përdorimet e zakonshme të uthullës për lëkurën
Shumë thonë se kjo pije mund të ndihmojë në zbutjen e ekzemës dhe akneve, të zbehet linja e imët dhe të bëjë lëkurën të duket më e ndritshme dhe më rinore. Njerëzit e përdorin atë si një toner për lëkurën dhe për të ndihmuar në trajtimin e zonave të prirura për akne.
Uthulla e mollës ka veti antibakteriale dhe antifungale dhe mund të ndihmojë të eliminojë bakteret që kontribuojnë në shfaqjen e akneve apo që përkeqësojnë ekzemën. Niveli i lartë i aciditetit mund të ndihmojë gjithashtu me disa probleme të lëkurës (por vini re gjithashtu: aciditeti i tij i lartë e bën të domosdoshme ta holloni me ujë).
Ajo përmban acid limoni, acid alfa hidroksid (ose AHA) që ka një efekt zbardhues në çehren tuaj. Niveli i lartë i antioksidantëve polifenolikë, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes suaj në tërësi. Por mbani mend gjithmonë që duhet të hollohet me ujë në raportin 2:1 !
Por jo të gjithë mund ta pranojnë uthullën e mollës në lëkurë, kjo sepse aciditeti i saj mund të irritojë lëkurat e skuqura dhe të nxisë djegien e saj !
Gjithmonë bëni një provë të parë në një pjesë të vogël të lëkurës në trup, para se ta aplikoni në lëkurë.
Toner fytyre
Për të ndihmuar në pastrimin e tepërt të yndyrës ose pastrimin e lëkurës së prirur ndaj akneve, provoni këtë zgjidhje toneri. Holloni 1 lugë gjelle në 2 gota ujë. Duke përdorur një topth pambuku, lageni në këtë përzierje dhe aplikojeni butësisht në lëkurë.
Filloni duke e përdorur dy deri në tre ditë në javë për ta parë se si reagoni e më pas mund ta përdorni çdo natë.
Uthulla për ekzemë
Përzieni 1 filxhan uthull molle në një vaskë me ujë të vakët dhe zhytuni në të për 15 minë. Pastaj shpëlahuni me ujë të ftohtë. Pas dushit aplikoni një krem zbutës pa aromë !
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...