Loredana nuk e mohon dashurinë për Mozzikun

23:38 | 13 Janar 2020
Trina Galanxhi

Loredana Zefi për herë të parë rrëfehet për ndarjen nga reperi.

Loredana Zefi dhe Mozzik muaj më parë konfirmuan ndarjen e tyre, dhe kjo për javë me rresht ishte krye temë tek mediat rozë.

Reperja sot ishte mysafire në ‘NIN’ ku flet për të parën herë për ndarjen ndaj tij.

Ajo thotë se përkundër faktit që njerëzit mendojnë se është përparësi të kryesh të njëjtën punë me bashkëshortin kjo ka edhe anën negative çka i ka bërë ata të mendojnë për lidhjen e tyre.

Ndryshe, Loredana edhe pse ka muaj që jeton larg reperit nuk e mohon dashurinë ndaj tij. “Vajza jem duket si Mozzi, vajzën tem e dua më së shumti në botë, kështu që edhe këtë njeri e dua më së shumti në botë”./lajmi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme