Mbretëresha Elizabeth II i është përgjigjur kërkesës së Princit Harry dhe Meghan Marke për t’u ‘larguar’ si anëtarë të familjes mbretërore, sipas Fox News.
“Familja ime kishte diskutime të shumta për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij”, thuhet në deklaratë. “Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re. Megjithëse do të preferonim që ata të mbeteshin anëtarë të Familjes Mbretërore, ne gjithsesi e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje”.
“Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se ata nuk duan të mbështeten në fondet publike”, vazhdoi 93-vjeçarja.
“Prandaj është pajtuar që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën ata do të kalojnë kohën në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këto janë çështje komplekse që familja ime duhet t’i zgjidh dhe ka edhe shumë punë për të bërë, por unë kam kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim”.
Mbretëresha thotë se ka ende çështje që duhet të zgjidhen, por ajo dëshiron që disa gjëra të kryhen brenda disa ditëve.
Mbretëresha Elizabeth sot ishte takuar me Harryn, 35-vjeç, për të folur rreth të ardhmes së tij dhe vendimit të papritur që mori javën e kaluar.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë