Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka vizituar sot (e hënë) skitaren tonë, Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën e majtë gjatë përgatitjeve në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.
Presidenti Bach zgjodhi restaurantin e Fshatit Olimpik për ta vizituar Erën, të cilës i uroi shërim të shpejtë, derisa i ndau një dhuratë modeste me rrathët Olimpik.
“Sa herë të kesh dhimbje shikoje këtë dhuratë. Uroj të shërohesh sa më shpejtë kohën ta shfrytëzosh për t’u përgatitur për sezonin e dimrit dhe për Lojërat e ardhshme ndërkombëtare”, i tha Bach 16-vjeçares, Shala, duke u interesuar më pas për shëndetin dhe natyrën e lëndimit.
Era i dhuroi lule dhe një kartolinë të parit të sportit në botë.
“Do ta mbajë kartolinën në dhomë. Paq fat dhe gjithë të mirat në karrierë”, shtoi më tej Bach.
Nëse Erës nuk iu realizua ëndrra për të garuar në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, iu realizua një ëndërr tjetër.
“Isha tejet e emocionuar. U ndjeva shumë krenare që më vizitoi njeriu i parë i sportit në botë. Nuk e kisha paramenduar kurrë një takim të tillë. Nga emocionet mezi arrija t’ia ktheja përgjigjet”, u shpreh Shala për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”, duke treguar për fjalët që i mori nga presidenti Bach.
“Më pyeste se kur do të kthehem nga lëndimi, nëse kam dhimbje dhe më tha ta shikoja sa më shpesh dhuratën, sidomos kur ndjej dhimbje”, shtoi Shala.
Lëndimi i pësuar ia pamundësoi Erës garimin në LOD për të Rinj “Lozana 2020”.
Shala u operua të shtunën në spitalin CHUV të Lozanës, ndërsa sot doli nga spitali.
Bash njihet si mik i Kosovës dhe njëri ndër më të merituarit që Komiteti Olimpik i Kosovës u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, gjashtë vjet më parë./arbresh.info.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...