Qeveria iraniane sot i ka hedhur poshtë akuzat se ka tentuar të fsheh faktin se Ushtria rastësisht e ka rrëzuar avionin ukrainas në afërsi të Teheranit ku jetën humbën 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabii ka thënë në pres- konferencë se “ky nuk është rast” dhe se qeveria të premten ka qenë e njoftuar se është rrëzuar “Boingu 737-800”, transmeton Si-En-En.
“Mund me siguri të them se presidenti (Hasan Rohani) si shef i Këshillit Suprem për siguri nacionale nuk e ka ditur për këtë deri të premten pasdite”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë iraniane.
Irani të shtunën ka publikuar se armata e atij vendi “pa qëllim e ka rrëzuar” avionin ukrainas me shpjegimin se bëhet fjalë për gabim njerëzor. Në komunikatën e ushtrisë amerikane thuhet se me gabim është vlerësuar se avioni është “cak armiqësor” pasi fluturakja ka kthyer në “qendrën e ndjeshme ushtarake” të Gardës revolucionare./Express
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...